TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri i importuar nga Brazili, që rezultoi i kontaminuar me salmonella spp, është asgjësuar në respektim të plotë të të gjitha protokolleve të sigurisë ushqimore.
Në një njoftim për mediet, AKU shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta të publikuara në disa media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore.
AKU sqaron se, “sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili, është bllokuar nga ky autoritet më datë 28.1.2025, pas raport analizave të kryera, ku ka rezultuar i kontaminuar me salmonella spp. Kjo sasia mishi ka qëndruar e bllokuar në magazinat e subjektit importues, deri më datë 16.4.2025, kohë kur subjekti importues u ka bërë kërkesë për asgjësim, autoriteteve kompetente si: Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit të Ujërave), Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë”.
AKU siguron konsumatorët se e gjithë sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit”, thuhet në njoftimin e AKU-së.