TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një çift bashkëshortësh kane mbetur të plagosur, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi rrugor.
Aksidenti ndodhi ne superstradën Lezhe-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës. Të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.