AKTUALITET, 1 Mars 2023, 09:04

Aksidenti tragjik, Presidenti Begaj: Qëndrojmë përkrah me popullin grek

Aksidenti tragjik, Presidenti Begaj: Qëndrojmë përkrah me

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Greqi, ku nga përplasja e dy trenave kanë humbur jetën 32 persona.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet i tronditur nga kjo ngjarje dhe ngushëllon familjet e viktimave.

”Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan Begaj.

Postimi i plotë: 

I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek.

Aksidenti tragjik, Presidenti Begaj: Qëndrojmë përkrah me