AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 12:07

Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen te burgu i Durrësit

Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen te burgu i Durrësit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar në paraburgimin e Durrësit Alfred Belerin dhe Lefter Allën.

Ata mbaheshin të izoluar në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë për shkak se kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërsa Lefter Alla u arrestua marsin e kaluar meë akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për ndërtimin e një ujesjellësi në bashkinë Bulqizë.