AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 10:21

Normat e larta të interesit, qeveria rrit intensitetin e emetimit të borxhit afatshkurtër

Normat e larta të interesit, qeveria rrit intensitetin e emetimit të

Normat e larta të interesit në tregun e brendshëm po orientojnë qeverinë të përdorë më shumë instrumentet afatshkurtër për shërbimin e borxhit, pasi gjatë këtij muaji në ankande kanë dominuar bonot e thesarit deri në 12 muaj afat në vend të obligacioneve me afat më të gjatë maturimi.

Sipas burimeve zyrtare, Ministria e Financave ka në plan të emetojë ketë muaj 33.6 miliardë lekë nëpërmjet tetë ankandeve nga të cilat 22.6 miliardë lekë janë Bono Thesari që përbëjnë 67 % të totalit të emetimeve dhe 11 miliardë lekë janë obligacione. Në fillim të vitit 2022 dominonte emetimi i obligacioneve në mbi 80% të emetimeve.

Në 7 gusht u rihap obligacioni 2-vjeçar me vlerë 3 miliardë lekë, si dhe në datën 10 gusht u zhvillua ankandi (emetim i ri) obligacione 7-vjeçare me vlerë 3 miliardë lekë. Gjithashtu me 21 gusht u rihap obligacioni reference 5-vjeçar me vlerë 3 mln lekë si dhe në datën 22 gusht obligacioni reference 3-vjeçar me vlerë 2 miliardë lekë.

Gjatë muajit korrik interesi për bonot e thesarit erdhi në rritje. Në muajin korrik 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) zhvilloi shtatë ankande, duke ofruar 29.2 miliardë lekë në total, prej të cilave 13.2 miliardë lekë bono thesari dhe 16.0 miliardë lekë obligacione.

Për bonot e thesarit 12-mujore, yield-i mesatar i ponderuar ishte 3.09% në fillim të korrikut dhe shkoi në nivelin 3.14% në fund të muajit dhe ne 15 gusht arriti ne 3.2%. N ndërsa për obligacionet interesi i pranuar varioi nga 4.20% (2V) në 6.50% (10V), teksa në gusht për obligacionet 10 vjeçare interesi arriti në 6%. Në korrik 2023, krahasuar me qershor 2023 kishte rënie për instrumentin 4 V dhe një rritje të lehtë për instrumentet 3 V dhe 5 V, ndërsa në gusht u reflektua një rënie e lehtë për këto instrumente.

Gjatë vitit 2023, pritet të maturohen në total rreth 339 mld lekë, prej të cilave 235 mld lekë bono thesari dhe 104 mld lekë obligacione. Nëse përfshijmë maturimet e instrumenteve të emetuara gjatë 2023, totali arritën rreth 355.5 mld lekë. Instrumenti me maturimet më të larta pritet të jetë bono thesari 12-mujore me vlerë prej rreth 222.5 mld lekë.

Muaji me shumën e maturimeve më të larta të borxhit shtetëror ishte shkurt 2023 me rreth 56.1 mld lekë.

Financimi nga burime të jashtme këtë vit u realizua nëpërmjet emetimit të eurobondit 600 mln euro, ndjekur nga financime të tjera si mbështetje buxhetore dhe financimi i projekteve zhvillimore nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare./Monitor

Normat e larta të interesit, qeveria rrit intensitetin e emetimit të