TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar i plagosjes së trefishtë një ditë më parë në Laprakë, Elton (Altin) Mergjyshi. Autori i dyshuar qëndroi disa orë në arrati, pasi dyshohet se plagosi me thikë tre persona.
Mergjyshi u konfliktua verbalisht me tre personat, duke iu afruar në tavolinën e tyre e më pas i goditi me thikë. Shkak i kësaj u bë largimi i tij nga puna nga pronari i fabrikës, italiani Massimo Sorvillo.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M.(D.), 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit M. S., 44 vjeç, R. Rr., 40 vjeçe dhe V. Rr., 63 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Mergjushi dyshohet se plagosi një ditë më parë me thikë tre persona në një lokal në zonën e Laprakës e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 40-vjeçari punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo e ky i fundit e kishte hequr nga puna. Kjo mësohet të jetë arsyeja se përse nisi konflikti mes tyre. Në lokal me italianin ishte edhe bashkëshortja e tij, Roxhersa Rrapollari dhe vjehrri i tij, 64-vjeçari Viktor Rrapollari, të cilët po ashtu u plagosën me thikë.
Italiani mori mjetin e tij me targa italiane dhe shkoi vetë te Trauma bashkë me bashkëshorten dhe babain. Dëshmia e 64-vjeçarit Viktor Rrapollari nuk është marrë ende nga grupi hetimor pasi është në gjendje më të rëndë se dy të plagosurit e tjerë.