TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ndodhi këtë mbrëmje në Qafë Thanë.
Dy automjete, njëra prej të cilave taksi, u përplasën me njëra-tjetrën. I plagosur rëndë mbeti një person, ndërsa dy të tjerë u lënduan lehtë.
Siç duket edhe nga pamjet, goditja ka qenë aq e fortë, saqë të dy mjetet janë shkatërruar!
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet ekspertiza nga grupi hetimor.