AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 17:07

Aksident në Tiranë, një i plagosur

Aksident në Tiranë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Prezë ku një kamion është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shoferi i autoveturës dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njotimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2022, në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i autoveturës është dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.