TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh, Peqin, ku inxhinieri Guri Dashi, 42 vjeç, humbi jetën pasi ra nga lartësia gjatë kryerjes së detyrave në një kantier ndërtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan Enver Hoxhën, 64 vjeç, drejtues teknik i kantierit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se mungesa e zbatimit të rregullave të sigurisë në punë çoi në këtë pasojë tragjike. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.