AKTUALITET, 25 Tetor 2025, 10:14

Drejtësia në fokus të Kuvendit/ Çela, Dumani, Metani e Bogdani raportojnë të hënën para ligjvënësve

Drejtësia në fokus të Kuvendit/ Çela, Dumani, Metani e

Këtë të hënë, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon një seancë plenare me rend dite të ngarkuar, ku do të raportojnë drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë dhe rendit.

Seanca nis me miratimin e procesverbalit të mëparshëm dhe shqyrtimin e dy projektvendimeve kyçe: ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo–Territoriale.

Më pas, foltorja do t’u hapet drejtuesve të drejtësisë për raportimet vjetore 2024:

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, do të paraqesë gjendjen e kriminalitetit në vend.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, do të raportojë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raporte do të japin edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Kryetari i KLGJ, Ilir Rusi, dhe Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani.

Në fund të seancës, deputetët do të diskutojnë gjithashtu çështje të ngritura nga qytetarët në rrethe, duke e bërë ditën të gjatë për shkak të volumit të madh të raportimeve dhe debatit parlamentar.