AKTUALITET, 25 Tetor 2025, 13:25

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Këtë të diel (26 tetor), Shqipëria dhe shumë vende të tjera evropiane kthehen në orën dimërore.

Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, duke kaluar në orën 02:00.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë.

Ora dimërore do na shoqërojë deri të natën mes të shtunës 28 dhe të dielës 29 mars 2025, kur akrepat do të kthehen në orën verore.

Ndonëse BE diskutoi që ora mos të ndryshohej më dhe ka pasur liderë që e kanë kërkuar këtë gjë publikisht, pra që të rrinte ora verore, ende nuk është marrë një vendim.