AKTUALITET, 25 Tetor 2025, 12:36

Vodhi bizhuteri në një banesë në Lezhë dhe i shiti në Shkodër, arrestohet i riu. Procedohet dhe pronari i argjendarisë për fshehje të ardhurash

Vodhi bizhuteri në një banesë në Lezhë dhe i shiti

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi vodhi bizhuteri me vlerë 300 mijë lekë në një banesë në Ishull Shëngjin.

Shtetasi me iniciale M.M., u arrestua pasi kishte shitur bizhuteritë në një argjendari në qytet.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.