TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas raportimeve se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Në një prononcim për “Deutsche Welle”, Rama u shpreh se nuk ka koment për asnjë rast konkret, duke theksuar se askush nuk është i dënueshëm nga "gjykata popullore, politike dhe mediatike".
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore apo politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës,” tha Rama.