AKTUALITET, 27 Gusht 2024, 16:21

Aksident në Korçë, autobusi përplas 53-vjeçaren

Aksident në Korçë, autobusi përplas 53-vjeçaren

Mesditën e sotme në lagjen nr. 17 në Korçë autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.