AKTUALITET, 27 Gusht 2024, 15:37

Policia shkoi në vendngjarje pas aksidentit të 41-vjeçarit shqiptar në Itali, por… gjejnë “surprizën” e papritur

Policia shkoi në vendngjarje pas aksidentit të 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pas një aksidenti me motor gjatë natës në Cassia Cimina në Ronciglione.

Arrestimi i tij është bërë pasi në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndarë me doza gati për shitje.

Kontrollet u shtrinë dhe më tej në banesën e shqiptarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar  sasi të tjera droge dhe 3500 euro para cash, që besohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.