AKTUALITET, 27 Gusht 2024, 12:33

Dyshohet se goditi për vdekje me thikë Amarildo Hoxhallarin, avokati: Nuk ka dashur ta vrasë!

Dyshohet se goditi për vdekje me thikë Amarildo Hoxhallarin, avokati:
Darment Keli

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 25-vjeçarin Darment Keli, i cili dyshohet për vrasje me dashje, pasi më 24 gusht plagosi për vdekje me katër goditje thike, 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.

Në seancën që u zhvillua sot, avokati i autorit ka dhënë pretendimet e tij, duke thënë që nuk ka dashur ta vrasë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari

Sipas tij, 25-vjeçari ka parë nga banesa e tij që në rrugë Hoxhallari po ngacmonte bashkëjetuesen e tij dhe i ka kërkuar që të mos e ngacmonte se ishte bashkëjetuesja e tij, por sipas të riut Hoxhallari ka vijuar sërish dhe madje e ka ofenduar.

Më pas i riu ka shkuar për t’u sqaruar dhe sipas tij Hoxhallari e ka qëlluar i pari me grusht dhe më pas ky i fundit është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me thikë.

Hoxhallari ka qenë me motor me Ardi Marishtën, të cilët pas ngjarjes kanë tentuar të largohen me motor, por gjendja shëndetësore e Hoxhallarit ka qenë e rëndë dhe ka rënë nga motori. 34-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital me ambulancë.

Kujtojmë se gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg edhe për Ardi Marishtën.