TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre ditë pasi dyshohet se i mori jetën duke e goditur me thikë Amarildo Hoxhallarin në mes të rrugës në zonën e Astirit, 25-vjeçari Darment Keli ka dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Gjykata ka lënë në burg të riun i cili shihet pas kafazit të xhamit me kokën ulur, teksa në momente të caktuara mbulon fytyrën me duar.
Dyshohet se ai qëlloi disa herë me thikë Hoxhallarin, pasi e kishte parë 34-vjeçarin nga ballkoni i banesës së tij duke i ngacmuar të dashurën në rrugë.
Ngjarja u shënua rreth orës 18:45 të datës 24 gusht. Amarildo Hoxhallari u dërgua në spitalin e Traumës, por në orën 20:00 u mësua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.
Sipas policisë, i riu dyshohet se u godit katër herë me thikë, dy në gjoks dhe dy në këmbë.