TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se flakja e 500 punëtorëve nga Kurum është një lojë që duhet të marrë fund.
Me anë të një postimi në Facebook, Braçe thekson se kjo është një lojë e përsëritur e Kurum, për shkak se është kapur në shkelje të ligjit. Po ashtu Braçe shton se Kurum nuk mund ta bëjë më shtetin shqiptar dhe shqiptarët për budallenj.
Postimi i Braçes:
Kurum nuk na bën dot për budallenj! Kurum nuk e merr dot osh ketë vend! Lodra me faliment-ketë here vështirësi ekonomike, duhet te marre fund! Kurum pranoi dje se ka ndërprerë punën ne dy prej segmenteve me te rëndësishme, fitimprurëse ne procesin e prodhimit; ka lajmëruar punëtorët për ndërprerje te kontratës dhe për VIJIMIN E PAGESES PER TRE MUAJ TE TJERE-koha e mjaftueshme për lodrat e saj!
Ajo qe me beri përshtypje dje ishte deklarimi për VESHTIRESI EKONOMIKE; pra jo me FALIMENT-ai është konsumuar njëherë, por vështirësi ekonomike!!! Ouuu po si kështu? CILI KA QENE REZULTATI FINANCIAR I KURUM PER 2018, 2019, 2020,2021, 2022, 2023? Duke dale nga TERMETI e duke hyre ne RINDERTIM, shoqëruar me rriten rritje te larte ne sektorin e NDERTIMIT-privat por edhe te INVESTIMEVE PUBLIKE, Kurum nuk ka qene asnjë vit me HUMBJE, me FITIM ka qene!
Atëherë?! Si ka mundësi?! Ku kane shkuar FITIMET?! Shikoni, Kurum e ka bere një here këtë loje, shume me te madhe-me FALIMENTIM, ngjarje qe duhet verifikuar sot se a u mbyll ne përputhje me ligjin apo jo; NUK DUHET LEJUAR TA BEJ ME! Veçanërisht duke marre peng PUNETORET!
Kompania Kurum është vënë nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës, për të parë nëse janë shkelur të drejtat e punëtorëve, e se si do të mbrohen ata në rast se janë hedhur në rrugë. Ndërkohë që 500 punëtorë u flakën në rrugë nga Kurum me argumentin se kostot e prodhimit janë të larta. Nga 1 gushti firma ka ndaluar prodhimin dhe nga 20 gushti edhe përpunimin.