TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 14-vjeçare ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në Gjirokastër. Ngjarja ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen “18 Shtatori”, ku shtetasi N. K., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka goditur shtetasen (këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Për pasojë 14-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.