AKTUALITET, 1 Gusht 2025, 17:00

Aksident në aksin “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Aksident në aksin “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat". Një person ka mbetur i plagosur.

"Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin R. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.", sqaron policia.