TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.
Për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Viktima është identifikuar si A.B.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë.
Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.