TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato i dorëzoi progres raportin e BE-së për Shqipërinë. Në dalje u përball me deputetët e opozitës të cilëve u tha
"Ju lutem lexoni raportin. Shpresoj që opozita të luajë rolin e saj brenda kuvendit"
Pas daljes nga salla e Parlamentit, ambasadori i BE-së u shpreh se “duam të ndihmojnë Shqipërinë të bëjë progres”.
Ndërsa komentoi edhe protestën e deputetëve të PD-së, që ndodheshin në atë moment në oborr, duke u shprehur se “opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit.
“Sot doja të ndaja me të raportin, i cili jep një pamje, një përshkrim sa më objektiv të situatës në Shqipëri. Ju ftoj ta hidhni një sy, besoj se parlamenti ka një rol shume të rëndësishëm për të luajtur në të gjitha reformat që duhen bërë këtu në Shqipëri për progresin.
Duam të ndihmojnë Shqipërinë që të bëjë progres. Lexoni raportin, shpresojmë që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit”, tha ambasadori Gonzato.