AKTUALITET, 8 Gusht 2025, 20:46

Aksident i rëndë në Fier, 3 të plagosur, një minoren në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fier, 3 të plagosur, një minoren

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se njëri prej tyre, një 17-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.