TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se deri tani 21 parti politike kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Në lidhje me kërkesat e partive politike, deri tani kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar 21 parti politike”-tha Celibashi.
Sa i takon shpërndarjes së fondeve për partitë politike, Celibashi tha se do të nisë pas datës 31 mars.
“Nuk ka asnjë lidhje me çështjen e lidershipit të PD, do të bëjmë shpërndarjen e fondeve pas datës 31 mars që është data e fundit kur partitë politike duhet të sjellin raportin e tyre financiar për vitin 2022”- tha ai.