AKTUALITET, 13 Prill 2023, 17:45

A u abuzua 23-vjeçarja në Korçë? Prindërit e vajzës, dëshmi kontradiktore. Banorët e fshatit mbrojnë të dyshuarin: Familje model

A u abuzua 23-vjeçarja në Korçë? Prindërit e

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarja e rëndë në Vithkuq të Korçës, ku një 23-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga kryeplaku i fshatit të saj. Ngjarja ndodhi në fshatin Rehova.

Banorët e Vithkuqit teksa janë befasuar për ngjarjen, thanë se familja Rrapo që është një familje model dhe nuk e besojnë që i riu të ketë abuzuar 23-vjeçaren. Po ashtu thuhet se familja e vajzës i ka kërkuar një shumë të majme familjes Rrapo si kusht për të tërhequr kallëzimin nga policia. Ervis Rapo sipas familjarëve ka vetëm një vit në detyrën e kryeplakut.

Ndërkohë, dëshmia e babait të vajzës në polici, është kontradiktore me deklaratën për media të së ëmës. I ati i vajzës ka thënë në polici që e ka parë 29-vjeçarin që po dilte nga banesa, ndërsa e ëma sot para kamerave tha se burri i saj e kishte gjetur të dy pa rroba.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një abuzim apo me një akt të montuar.