TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Elisa Spiropali do të vizitojë Greqinë në 16 dhjetor. Mediat greke shkruajnë se tema kryesore e takimit midis Spiropalit dhe homologut te saj grek, Jorgo Gjerapetritis, do të jetë demarkacioni i kufijve detarë mes dy vendeve.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ish zv.komandant i Forcës Detare, Artur Meçollari, deklaroi se jemi në situatë delikate dhe se Shqipëria ka bërë një gabim me marrëveshjen e vitit 2020. Meçollari tha se Greqia mund të kushtëzojë negociatat tona me BE-në, me marrëveshjen e detit.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Elisa i ruan dot ujërat tona?
Artur Meçollari: Kemi hyrë në dakordësi të panevojshme në vitin 2020, e cila do të na mbaje peng me Greqinë. Kanë marrë dakordësinë në tavolinë. Çdo njeri punon për veten e tij. Këtë dakordësi e kanë marrë dhe do ta shfrytëzojnë deri në fund gabimin tonë. Në marrëdhënie ndërkombëtare, kur kundërshtari gabon, mos e ndalo.
Ylli Rakipi: Ai të rrëmben tokën, jo ujin…
Artur Meçollari: Kam bindjen se do ta fusin te kapitulli 24 çështjen e kufirit detar, nëse e fusin si kusht për negociatat, ne duhet të ishim të kujdesshëm në hapat që duhet të merrnim. Bëmë përparim në 2018 dhe e prishëm vetë atë. Bëmë gabim me dakordësinë e vitit 2020. Grekët nuk pranojnë të modifikojmë marrëveshjen e vitit 2020. Në marrëveshjen e 2018, është përcaktuar, është futur si bazë ligjore edhe protokolli i Firences, të njiheshin kufijtë detarë. Kemi ngelur peng të vetëvetes, gabimeve që bëjmë vetë, për mungesë ekspertize, apo ego personale.