AKTUALITET, 8 Qershor 2022, 13:27

Pak minuta shi dhe Lezha përmbytet/ Në Shëngjin boshatisen plazhet, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe. Shikoni pamjet

Pak minuta shi dhe Lezha përmbytet/ Në Shëngjin boshatisen

Qarku i Lezhës u përfshi nga stuhi me reshje të dendura shiu paraditen e kësaj të mërkurë, të cilat sollën probleme.

Në Shëngjin ujerat e zeza dolën në sipërfaqe, duke mbuluar një pjesë të akseve rrugore, në zonën e Kones dhe qendrën e qytetit.

Ndërkohë moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi, plazhet në zonën turistike të Shëngjinit. Pushuesit u larguan, duke qëndruar nëpër hotele, ndërsa çadrat dhe shezlonget u mbyllen.

Dita e sotme në gjithë Shqipërinë është shoqëruar me mot me shi dhe era të forta. Sipas sinoptikëve pritet që në orët në vijim situata të përmirësohet.