TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në Lushnje.
“Ju jeni më të pastër në çdo lloj aspekti në shoqërinë shqiptare. Ju imponoj, mos neglizhoni forcën tuaj sepse ajo është e jashtëzakonshme. Çdo njeri e din pastërtinë e idealeve tuaja. Ju jeni dhe do të mbeteni mesazherët më të besuar dhe më përcaktues për këtë fitore dhe për fitoren e këtij revolucioni”, tha Berisha.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se për qeverinë largimi i të rinjve nga Shqipëria është qëllimi më i madh.
“Dua të ju garantoj ju se fitorja dhe përgëzoj, ma mori sikur ta dinte që unë do ta nxirrja premtimin këtu. Përsëri premtimin e Elton Banos në shkallë vendi. Askush më shumë të rinjtë nuk e ka energjinë e duhur, por kjo nuk do të ndodhë vetëm me Lushnje. Ky revolucion ka synim vendosjen e rinisë në piedestalin që meriton. Këto ditë ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Elton Banos. Betejën e fitojmë por duhet të punojmë shumë për fitoren, kemi qeverinë që për 15 vite e ka keqqeverisur këtë qytet, por gjithashtu Rama rrëmbeu logon e PD dhe ia dhuroi atë pengut Lulzim Brava për të mashtruar zgjedhësit . Vota për ndryshimin është vota për tek “Shtëpia e Lirisë” dhe votë për Elton Banon. Bëni gjithçka…Të bashkohemi si demokratë, asgjë nuk i lidh me një njeri që është në hetime të forta ndërkombëtare në lidhje me krimin. Ai rastisi, i prishur…Ky pasion i juaji do të jetë drita e vërtetë e fitores së 6 marsit”, tha më tej Berisha.