TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka sekuestruar mbi 100 mijë euro drogë ndërsa ka vendosur në pranga një 41-vjeçar shqiptar. Ai u kap në via Lago Verde, në zonën e fushave të regbisë, një zonë që nuk njihet si një nga pikat e nxehta të trafikut të drogës, por që është e frekuentuar nga të rinjtë, të cilët janë edhe përdorues të lëndëve narkotike dhe që frekuentojnë parqet dhe shkollat përreth.
Shqiptari u ndalua pikërisht në këtë zonë dhe në makinë e tij, konkretisht në motorin e saj efektivët gjetën pakot me drogë. Pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij. Nëse droga do të ishte shitur e gjitha ajo do të kapte një vlerë mbi 100 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.
Lënda narkotike kishte si destinacion të rinjtë e Parmës. Operacioni u krye nga policia e Parmës e cila ka goditur vazhdimisht trafikun e drogës në këtë qytet ndërsa këtë radhë operacioni ishte më specifik pasi bëhej fjalë për furnizimin e të rinjve me lëndë narkotike në një zonë që nuk njihet për trafik droge.