TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se amnistia Penale është në tryezën e Kuvendit dhe do të votohet nga të gjitha palët politike.
“Nuk janë ku shkojnë”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se do të votojnë një akt që, siç u shpreh Rama, historikisht është kaluar pa ndarje partiake.
“Duhet ti referoheni një deklarate të Ministrit të Drejtësisë, amnistia është në tryezën e Kuvendit, do ta votojmë që të gjithë sepse nuk kanë ku shkojnë pa votuar.
Do të votojnë për një akt. Historikisht parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake”, u shpreh Rama.
Amnistia Penale kërkoi 84 vota për të kaluar në Kuvend, që deri më tani nuk janë siguruar.