TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Ish-kryeministri apeloi vendimin e GJKKO-së më 8 shkurt që nuk e lejoi të marrë pjesën në seancat plenare, ndërsa avokatët e tij janë shprehur se qëllimi është djegia e mandatit të Berishës.
Berisha ka kërkuar leje që të paraqitet në Kuvend dhe të ushtrojë detyrën si deputet.
Lideri demokrat ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme.