AKTUALITET, 19 Mars 2024, 10:17

Takimi me drejtuesit politik, Rama: Duam 50 mijë anëtarësime të reja! Jemi e vetmja forcë politike që ka alternativë qeverisëse

Takimi me drejtuesit politik, Rama: Duam 50 mijë anëtarësime

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga mbledhja me drejtuesit politik të PS në selinë rozë, teksa u shpreh se duan të arrijnë objektin e 50 mijë anëtarësimeve të reja deri në kongresin e qershorit.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky objekt është i arritshëm dhe se është e domosdoshme që Partia Socialiste të fuqizohet në shumë.

Ai theksoi se PS është e vetmja forcë politike që ka alternativë qeverisëse, aftësi qeverisëse dhe përgjegjësi reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit.

Edi Rama: “Bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces të rëndësishëm për rienergjizimin e organizmave bazë të PS dhe për vazhdimin e hapjes së partisë për anëtarësime të reja.

Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit, me çfarë kemi realizuar deri tani është ai arritshëm, Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që e kanë votuar ose jo PS-në që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është w vetmja forcë politike që ka alternativë qeverisëse, aftësi qeverisëse dhe përgjegjësi reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit.

Objektivi ynë strategjik është që Shqipëria 2023 të ngjitet në atë majë dhe kurora e kësaj maje është gatishmëria për të qenë anëtarë të BE."