TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Tela duke komentuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV investimin e përfolur nga dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, deklaroi se për ishullin e Sazanit ka 20 vite që flitet për investime dhe në këtë rast diskutohet a është kjo kompani reale për të investuar aty. Sipas tij ajo që ne duhet të kuptojmë në këtë rast është se çfarë fshihet pas këtij investimi.
“Duhej një kompani e huaj të merrte statusin e investitorit. Këto janë mënyra se si është zhvilluar deri më sot. Sot dy tre hotele janë marka të investimeve të huaja të mëdha dhe këto marka na duhen.
Në këtë rast po diskutojmë për një emër të mirënjohur në të gjithë botën për Aman që ka 35 resorte në të gjithë botën. Nga pikëpamja e turizmit në këtë histori kemi dhëndrin e Trump kompania në fjalë thotë se do të investojë 1 miliard euro në Shqipëri dhe Beograd.
Për ishullin e Sazanit ka 20 vite që flitet që si i bëhet që të vijnë dhe të investojnë në Sazan. Ai është perlë se është i paprekur dhe një kompani e huaj me emër të madh kërkon të investojë, por a është kjo kompani reale për të investuar?
Ne duhet të dimë se çfarë po ndodh sepse në portin e Durrësit u pompuam me idenë se një personazh i botës arabe po vjen të investojë në Shqipëri dhe u kuptua se ishte tjetër histori dhe në këtë rast duhet të kuptojmë se çfarë fshihet pas kësaj”-tha Tela.