AKTUALITET, 19 Mars 2024, 10:25

Projekti i dhëndrit të Donald Trump për Sazanin, Rama: Nuk zgjedhim persona, por i referohemi ofertave që na bëhen. Propozimi duhet të kalojë disa shkallë

Projekti i dhëndrit të Donald Trump për Sazanin, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve.

Ai ndër të tjera foli edhe për investimet në ishullin e Sazanit që pritet  të bëhen nga dhëndri i Donald Trump, ku u shpreh se ata nuk zgjedhin personat, por i referohen ofertave.

Ai tha se propozimi duhet të kalojë disa shkallë dhe nëse vizioni përputhen me vizionin do të ecet përpara.

Rama: Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit i referohemi ofertave dhe propozime që na bëhen.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e kam pasur qeveritë paraardhëse, nuk është bërë ende realitet, më parë ka qenë e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të tillë, sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm  nga turistët, por edhe nga investitorët dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim.

Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti përputhje me vizionin tonë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës atëherë do të ecim përpara.

Latinët kanë një shprehje” Padija nuk është argument”. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja të gjitha vendet në këtë planet kanë legjislacione favorizuese dhe sa i përket zhvillimeve në sektori ne turizmit , jo vetëm që kanë legjislacione favorizuese, po është një garë se kush i ka më lehtësuese që të tërheqin investitorë.

Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, përkundrazi.