AKTUALITET, 10 Mars 2022, 18:40

Protesta e taksistëve për çmimet, kreu i sindikatës: Policia na ndaloi, por ne nuk ndalemi. Kërkojmë mbështetjen e qytetarëve!

Protesta e taksistëve për çmimet, kreu i sindikatës:

Kreu i Sindikatës së Taksistëve, Bilbil Cara ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për protestën e paralajmëruar për të premten, ku taksitë do të bllokojnë disa rrugë të kryeqytetit.

Cara ka thënë se policia nuk i ka lejuar të protestojnë, por ata janë të patundur nga dëshira e tyre për të reaguar, pasi në fund sipas Carës e pësojnë qytetarët.

“Në emër të Sindikatës së Taksive, thashë që do të kemi një protestë. Kisha njoftuar policinë dhe më erdhi përgjigje që jo, nuk do bëjmë protestë. Unë kam ardhur për të bërë denoncim përpara qytetarëve.

Ne taksistët punojmë për qytetarët. Kemi kulturë qytetare. E gjitha ngritja e çmimeve ndikon te populli. Ta çojmë deri në fund këtë protestë, për të drejtat tona. Nesër i kërkojmë qytetarëve të Tiranës të na mbështesin nesër në protestën e taksive”, tha Cara.