TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me “Zoom” që Kuvendi i Republikës pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se rasti i agresionit rus në Ukrainë është ndër rastet e rralla që ka bërë bashkë politikën shqiptare.
Shefi i qeverisë u shpreh se ndihma që Shqipëria mund t’i japë Ukrainës është fare në modeste në krahasim me nevojat që ka vendi në luftë, por theksoi Shqipëria ka fjalën e saj në OKB dhe NATO të cilën mund ta shfrytëzojë në mbështetje të Kievit.
“Shkëlqesia juaj presidenti i Ukrainës, sot ky parlament që ka nderin t’iu dëgjojë nuk shquhet për shpirtin e dakordësisë mes palëve, janë shumë të rralla rastet që ky parlament ka qenë dakord, por agresioni rus është një nga ato raste kur ne kemi qenë dakord pa bërë asnjë diskutim.
Të gjithë deputetët, i gjithë kombi shqiptar është rreshtuar krah jush që në orët e para të nisjes së luftës. Mundësit tona për t’ju ndihmuar janë krejtësisht modeste, por Shqipëria mund të jetë e vlefshme me zërin e saj. Qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Kombeve të Bashkuara.
Në 5 maj Shqipëria do të jetë në tryezën e përbashkët të donatorëve që do të mbahet në Poloni dhe do të japë gjithashtu kontributin e saj”, tha Rama.