TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përveç rrjetit të Laboratorëve, tashmë Intermedica vjen për të gjithë shqiptarët edhe si një Qendër Diagnostikuese.
Të gjithë ata pacientë që kanë nevojë të kryejnë ekzaminime të detajuara, si: ekzaminimi kardiologjik, densitometrik, elastografik, imazherik etj mund t’i kryejnë ato pranë Qendrës më të re Diagnostike “Intermedica”.
Detajet rreth kësaj iniciative i ka shpjeguar dr. Vasil Llajo, presidenti i Intermedica, në emisionin "Hipokrati" në Top Channel.
"Rrjeti laboratorik Intermedica, kompletoi misionin e vetë duke instaluar të gjithë analizatorët laboratorikë më modernë, duke bërë edhe korrelacion me laboratorë të mëdhenj në botë, si Mayo Clinic, laboratorë në Gjermani apo Greqi. Si strukturë laboratorike, Intermedica pranon çdo lloj analize që ka në literaturën mjekësore.
Ideja për të shtrirë diagnozën dhe pacienti ta mbyllë cilklin, pra të mos fragmentojë diagnozën dhe për të mos e lodhur pacientin, meqenëse njohim se çfarë duhet për të mbyllur ciklin, lindi ideja dhe nevoja për të krijuar një qendër diagnostikuese për t'ua ofruar pacientëve", tha ndër të tjera Llajo.
Ndiqeni të plotë emisionin: