AKTUALITET, 3 Maj 2022, 16:13

"Edhe kur të mbarojë Xhamia ne prapë në shesh do të falemi"/ Justinian Topulli: Jeni keqkuptuar, Xhamia nuk i nxë 30 mijë vetë!

"Edhe kur të mbarojë Xhamia ne prapë në shesh do

Hoxha Justinian Topulli thotë se myslimanët do të vijojnë të falen në Sheshin Skënderbej për Bajram edhe kur të përfundojë dhe inagurohet Xhamia e Namazgjasë. 

Ai tha se kush ka menduar që me mbarimin e Xhamisë, besimtarët do të spostohen në objektin e tyre kur të jetë Bajram është keqkuptuar, sepse sipas tij, Xhamia edhe pse e madhe, nuk mund të akomodojë 20-30 mijë persona. 

Pjesë nga biseda në "Të Paekspozuarit": 

Justinian Topulli: Një pjesë e njerëzve kanë menduar se duke u bërë xhamia e madhe në Tiranë, zgjidhet edhe çështja e faljes në Sheshin Skënderbej. Duhet të sqarojmë që Xhamia nuk përmbush nevojën e faljes në shesh të Bajramit. Sepse bajrami falet gjithmonë në shesh dhe nuk ka xhami që i mban 20-30 mijë vetë.

Ylli Rakipi: Më fal, po sheshi i Xhamisë sa është?

Justinian Topulli: Sheshi para Parlamentit.

Ylli Gurra: Sipërfaqja aty ëhtë 10 mijë metër katrorë.

Justinian Topulli: Nuk mjafton që të falen 30 mijë vetë.

Ylli Rakipi: Mund të bëhen edhe 50 mijë vetë, por mund të gjendet një mundësi tjetër. Sepse këtu ka tre religjione. Ju jeni më të mëdhenj, por jo të dominoni.

Justinian Topulli: Kush i ka ndaluar bashkësitë e tjera fetare që ti bëjnë në shesh?

Ylli Rakpi: Ata i bëjnë brenda objekteve të tyre. Nejse, problem i diskutueshëm ky.