AKTUALITET, 13 Dhjetor 2025, 14:15

80% e vaksinës së gripit është marrë nga popullata, Kukësi dhe Berati “kampion” në vaksinim

80% e vaksinës së gripit është marrë nga popullata,

Imunizimi ndaj gripit ka ecur shumë mirë. Sipas Institutit të shëndetit publik 80% e vaksinës së gripit është përthithur nga grupet në rrisk të popullatës. Qytetet me mbulesën vaksinale më të mirë janë Kukësi dhe Berati.

80% e vaksinës së gripit është aplikuar tashmë në popllatën shqiptare. Kjo është masa e vaksinës katërvalente  që është përthithur deri më tani nga grupet e individëve që janë të rekomanduar për ta aplikuar këtë vaksinë.

Ekspertët e ISHP sqarojnë se ka ende në dispozicion vaksina për ata që nuk janë imunizuar ende dhe se koha është e përshtatshme edhe pse jemi në kohën e qarkullimit të viruseve.

Sipas buletinit javor të vaksinimi të ISHP qytetet me mbulesën vaksinale më të lartë janë Berati, Kukësi me mbi 90% dhe më pas Lezhë, Fieri dhe Korça.

Tirana ka një mbulesë vaksinale ndaj gripit në masën 75%. Në këtë fushatë këtë sezon janë vaksinuar 15 mijë punonjës shëndetësorë. Vaksina ka në përbërje të saj shtamet e nënvarianteve AH1N1 dhe AH3N2 ku ky I fundit paraqitet shumë agresiv në simptoma dhe infektueshmëri.