AKTUALITET, 13 Dhjetor 2025, 12:36

“Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

“Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton

Në prag të festave të fundvitit, ku kërkesa për mish gjeli rritet, fermerët lokalë përballen me vështirësi për të shitur prodhimin e tyre me një çmim  të favorshëm për ta.

Importi i gjelave të detit nga Greqia ka ndikuar ndjeshëm në tregun vendas, duke sjellë ulje të çmimit për gjelat e detit të rritur nga fermerët në zonën e Lushnjës.

Kjo ka bërë që konsumatorët të orientohen drejt produkteve të importit, duke e lënë në stok pjesën më të madhe të gjelave të rritur në mënyrë natyrale nga fermerët e Lushnjës. Aktualisht gjelat po shiten me 8 mijë lekë kg një çmim që për t’a nuk arrin dot as koston e shpenzimeve.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet për të mbrojtur prodhimin vendas, si dhe për të rritur kontrollin mbi cilësinë dhe origjinën e produkteve të importuara, raporton tch.