AKTUALITET, 13 Dhjetor 2025, 13:55

"Deklaratat e Marta Kos të paguara"/ Kreu i PD, Sali Berisha njofton datën e protestës kombëtare në Tiranë: Deri në krijimin e qeverisë teknike

"Deklaratat e Marta Kos të paguara"/ Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi thirrjen e një proteste kombëtare në datën 22 dhjetor në Tiranë. 

Pas ‘Foltoreve’ të përjavshme, Berisha tha se ne kete proteste do te kërkohet ngritja e nje qeverie teknike.  Kreu i demokrateve tha se “Ata që vijnë janë të bekuar, të tjerë mund të mos vijnë po në nuk do të bëhemi pengesë”.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se protesta do të jetë e vetmja rrugë që do të ndjekë opozita në përballje me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

"Marta Kos deklaroi këtu se zgjedhjet ishin të lira. Problemi është se ajo ishte nuk ka spontanitet aty. ata janë deklarata të paguara. Janë të paguara. Por, të gjitha këto çfarë kërkojnë nga ne. Kërkojnë që të mos filozofojmë por të përqendrojmë të gjithë forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi sepse përndryshe zgjedhjet e tjera do t’i ketë 63% minimumi. Duhet të fillojmë protestat, të organizojmë protesta dhe t’i fillojmë së më parë. Por me datën 22 do të thërrasim protestë kombëtare.  Ata që vijnë janë të bekuar, të tjerë mund të mos vijnë po ne nuk do të bëhemi pengesë por nxitës të protestave që të krijohet qeveria teknike.” tha Berisha.

"Deklaratat e Marta Kos të paguara"/ Kreu i PD, Sali Berisha