TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi efektet e urdhrave të GJKKO për largimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në reagimin e tij, Manjani shprehet se ndërhyrja e Kushtetueses ishte e nevojshme për të ndalur, siç e quan ai, një devijim të rrezikshëm në raportet mes institucioneve. Sipas tij, vendimi shënon një hap drejt rikthimit të normalitetit juridik dhe respektimit të ndarjes së pushteteve.
Ai sqaron se kjo çështje nuk lidhet me pozicionin politik të Ballukut apo me vendimet e kryeministrit Rama, të cilat mbeten një debat më vete. Manjani thekson se proceset hetimore dhe ankimet e Ballukut vijojnë të jenë pjesë e rrugës së zakonshme ligjore për çdo qytetar nën akuzë apo hetim.
Postimi i Manjanit
Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese ka ndaluar efektet e Puçit Kushtetues të një gjykatësi dhe një prokurori ndaj qeverisë.
Tani duhet që kjo Gjykatë të ndalojë njëherë e mirë këtë preçedent të shëmtuar.
Duhet të presim deri në fund, por rivendosja e normalitetit juridik ndërmjet pushteteve të ndara ishte domosdoshmëri.
*Kjo nuk ka lidhje fare me fatin politik të zonjës Balluku, apo me qëndrimet e vendimet politike të Edi Ramës. Ky ka qenë e mbetet debat tjetër që nuk ka lidhje me puçin kushtetues, që erdhi nga zbatimi abuziv i një neni procedural penal.
*Gjithashtu nuk ka lidhje as me ankimet dhe veprimet mbrojtëse që zonja Balluku do të duhet të bëjë normalisht si çdo qytetar tjetër që gjendet nën akuzë apo hetim nga drejtësia.