TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet P. S.
34-vjeçari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Procedohet penalisht dhe një shtetas që u kap në flagrancë me doza kanabisi që ia kishte blerë 34-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Korçë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;
-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. M., 23 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi P. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me disa doza kanabisi, që rezultoi se ia kishte blerë shtetasit P. S. Nga kontrolli në banesën e shtetasit P. S., u gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.