TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Demokrati Ervin Salianji, para nisjes së mbledhjes së kryesisë së PD, është shprehur për gazetarët se rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeminisrisë
Ai theksoi se aktiviteti i ditëve të ardhshme duhet të fokusohet në mobilizimin e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre përmes protestave të strukturuara. Salianji shtoi se shpreson që ky të jetë dhe vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë‘-shprehet Salianji.