TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e 12 dhjetorit 2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me murin anësor të tunelit.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri E. T., 35 vjeç, gjithashtu banues në Memëlisht. Të dy janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.