AKTUALITET, 14 Nëntor 2023, 16:37

5 mijë raste me diabet në një vit, shkon në 90 mijë numri i pacientëve

5 mijë raste me diabet në një vit, shkon në 90 mijë

Diabeti i konsideruar prej vitesh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si pandemia e heshtur, vijon të rrisë numrin e personave të prekur. Në ditën botërore për ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje, bëhet me dije se vetëm në një vit në Shqipëri janë identifikuar më shumë se 5 mijë raste të reja.

Stili i jetesës, por edhe pandemia kanë ndikuar në rritjen e rasteve të reja.

Veç trajtimit me medikamente, mjekët janë të mendimit se ulja e masës trupore do të çonte në përmirësimin e situatës. Në të gjithë botën numërohen më shumë se 400 milionë njerëz me diabet, i cili është shkaktar i 1 milion jetëve të humbura.