AKTUALITET, 14 Nëntor 2023, 15:33

“Berisha të përballet me drejtësinë”, zëdhënësja e Bashës: Të mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi

“Berisha të përballet me drejtësinë”,

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës. Ajo tha se Berisha nuk duhet të përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi. Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe. Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit.