AKTUALITET, 14 Nëntor 2023, 15:30

Zgjerohet Tiranë-Durrës/ Balluku: Shtohen 4 korsi, nis në janar 2024

Zgjerohet Tiranë-Durrës/ Balluku: Shtohen 4 korsi, nis në janar

Segmenti rrugor Tiranë- Durrës  do të zgjerohet. Zv.kryeministrja njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë theksoi se ky projekt është një ndër më të rëndësishmit për vitin e ardhshëm duke  i dhënë zgjidhje trafikut dhe fluksit të qarkullimit në këtë  nyje të rëndësishme rrugore.

Ndërkohë  një projekt  tjetër i rëndësishëm  për infrastrukturën në vend është hapja e tunelit të Llogarasë në pranverë të vitit të ardhshëm. Sipas zv.kryeminstres  kjo vepër do t’i japë një tjetër hov turizmit në jug të vendit.

Tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra i gjatë dhe lidh Dukatin me Palasën për vetëm 7 minuta nga rreth 1 orë që është aktualisht nëpërmjet qafës së Llogarasë.