TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste do të festojë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit ditën e sotme (26 maj).
Pak pasi KQZ certifikoi rezultatin elektoral të 12 qarqeve në vend, teksa Partia Demokratike i ka kontestuar me pretendime për manipulime por deri tani pa prova konkrete, selia rozë ka zgjedhur të festojë fitoren e thellë me 83 mandate deputetësh.
Report Tv mëson se kryesocialisti Edi Rama, njëkohësisht edhe kryeministër, do të mbledhë të gjithë skuadrën e 11 majit në Pallatin e Brigadave.
Festa do mbahet në orën 18:00 të mbrëmjes dhe të ftuar mësohet se janë të gjithë kandidatët fitues dhe ata jofitues në zgjedhjet e 11 majit.