AKTUALITET, 26 Maj 2025, 09:09

Aksidenti tragjik/ Humbi kontrollin mbi mjetin dhe ra në kanal, vdes 28-vjeçari në Lushnje. Ishte i përgjumur

Aksidenti tragjik/ Humbi kontrollin mbi mjetin dhe ra në kanal, vdes

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”.

Sipas asaj që bën të ditur policia një 28-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Dyshohet se ishte ne gjendje te pergjumur!

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton Policia.